Mbarëvajtja e procesit zgjedhor diskutohet nga prokuroria dhe Avokati i Popullit
![Mbarëvajtja e procesit zgjedhor diskutohet nga prokuroria dhe Avokati i Popullit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7774-492x300.jpeg)
Përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, kryesuar nga zëvendësja e Avokatit të Popullit znj. Majlindë Sinani Lulaj, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, sot është takuar me përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, kryesuar nga zëvendësja e Avokatit të Popullit, Majlindë Sinani-Lulaj.
Në njoftimin e lëshuar nga prokuroria thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e procesit zgjedhor për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025 e me theks të veçantë u diskutua për planin operativ të Prokurorit të Shtetit në ditën e zgjedhjeve.
“Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula informoi të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Sinani-Lulaj informoi prokuroren Pula për angazhimin e monitoruesve nga institucioni i Avokatit të Popullit, për rrjedhën e procesit zgjedhor, për rolin e tyre dhe shpërndarjen e tyre në gjithë territorin e Kosovës.