Mbappe u shndrrua në Formula 1 për të shënuar gol pas një sprinti të çmendur 38km/h kundër Monacos
Kylian Mbappe është një prej futbollistëve më të shpejtë në histori të futbollit.
Derisa është e pamundur të matet shpejtësia e secilit sprint në futboll, ju duhet vetëm testi i syrit kur vjen puna te gjykimi se sa i shpejtë është ylli i Paris Saint-Germainit.
Në moshën 22-vjeçare, është e drejtë të themi se Mbappe është një prej specieve me fizikun më impresiv në sport, transmeton Periskopi.
Dhe një prej golave ku u nënvizua më së miri shpejtësia e tij erdhi në vitin 2019 kundër Monacos.
Ishte vërtetë një prej shembujve më të mirë të sprinteve që kemi parë ndonjëherë në një fushë futbolli.
Mund ta humbisni me një hapje-mbyllje sysh.
Sipas ‘Daily Mail’, francezi regjistroi një sprint me shpejtësi 38km/h, që është më i shpejt se mesatarja e Usain Boltit në rekordin e tij botëror për 100 metra. /Periskopi.com/