Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka ndarë disa detaje personale në një intervistë për Real Madrid TV.
Ai foli për fëmijërinë e tij, shfaqjet e preferuara dhe interesimin e tij për basketbollin.
“Një vakt që nuk doja ta haja kurrë si fëmijë? Shumë. Doja vetëm të haja patatina ose makarona, nuk doja të haja shumë si fëmijë. Tani unë kam ndryshuar”, ka thënë fillimisht Mbappe duke qeshur.
Ai ka zbuluar edhe serialin e tij të preferuar televiziv.
“Një shfaqje apo film që më pëlqen dhe e mbaj mend? Vikingët, është një serial që më pëlqeu shumë. E kam parë tre ose katër herë”.
I pyetur se çfarë do të kishte bërë nëse nuk do të ishte futbollist, ai tha: “Ndoshta do të përpiqesha të bëhesha basketbollist”.
“Më pëlqen. Më pëlqen NBA dhe ne kemi një ekip këtu në Madrid. Ekipi im i preferuar? Kjo varet. Unë jam një tifoz në përgjithësi”, përfundoi francezi.
Kylian Mbappé 🇫🇷 au sujet d’une autre vie :
« Si je n’étais pas footballeur, 𝗷’𝗮𝘂𝗿𝗮𝗶𝘀 𝗲𝘀𝘀𝗮𝘆𝗲́ 𝗱𝗲 𝗱𝗲𝘃𝗲𝗻𝗶𝗿 𝗯𝗮𝘀𝗸𝗲𝘁𝘁𝗲𝘂𝗿. 🗣
𝗝’𝗮𝗶𝗺𝗲 𝗹𝗮 𝗡𝗕𝗔, j’aime ça. » 🏀🇺🇸 pic.twitter.com/UDJS4iWPgS
— Actu Foot (@ActuFoot_) February 7, 2025