Mbappe pasi humbi penalltinë: Marr përgjegjësinë e plotë

Kylian Mbappe ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga Athletic Bilbao në La Liga.
Ylli francez e humbi penalltinë e dytë, pas asaj në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
Edhe këtë herë, ishte portieri i cili ia priti penalltinë, në anën e njëjtë sikur ndaj Liverpoolit.
E pas ndeshjes, Mbappe ka reaguar, duke thënë se merrë përgjegjësinë e plotë për gabimin që bëri.
“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është koha më e mirë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”.