Mbappe: Pasardhësi i Cristiano Ronaldos? Nuk e dua atë tension, dua të jem Kylian, kaq!

Mbappe: Pasardhësi i Cristiano Ronaldos? Nuk e dua atë tension, dua të jem Kylian, kaq!

Ylli i ri i madh i Real Madridit, Kylian Mbappe ka folur pas fitores 2-0 ndaj Betisit.

Francezi shënoi dy golat e tij të parë për Los Blancos në La Liga në fitoren e madrilenëve.

“Po flisni për mua dhe Vinicius? Është në rregull, ne jemi të rinj dhe të famshëm. Është normale që njerëzit të flasin”, tha sulmuesi menjëherë pas ndeshjes në Santiago Bernabeu për mediat e pranishme.

“Pasardhësi i Cristiano Ronaldos? Ai është idhulli im, po, por jo, nuk e dua atë tension. Dua të jem Mbappe. I vetmi presion që kam është të përshtatem me ekipin”, tha Mbappe.

“Unë mund të luaj në të tre pozicionet në sulm. Mund të përshtatem. E rëndësishme është që di të lëviz në fushë. Kam luajtur në mënyrë të ngjashme në Paris”, shpjegoi Kylian Mbappe.

Shpërndaje në: