Mbappe magjik, theu rekordin e Messit sonte me golin kundër Barcelonës
Kylian Mbappe është lojtari më i ri në histori të Champions Leagues që ka shënuar 25 gola në këtë kompeticion, duke thyer rekordin e Lionel Messit.
Mbappe hapi llogarinë e golave për PSG-në kundër Messit dhe Barcelonës të mërkurën, duke shënuar nga penalltia në minutën e 31-të në ndeshjen e dytë të fazës së eleminimit direkt, transmeton Periskopi.
Si 22-vjecar e 80 ditë, Mbappe theu rekordin e Messit të cilin e kishte vendosur sa ishte 22-vjecar e 286 ditë.
Përndryshe, Mbappe kishte shënuar hat-trick në përballjen e parë në ‘Camp Nou’, të cilën PSG e kishte fituar me rezultat 4-1. /Periskopi.com/