Mbappe kallet pas këngëtares shqiptare
Kylian Mbappe e ka pëlqyer një foto të këngëtares shqiptare.
Këngëtaret Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj me rastin e Halloweenit janë shoqëruar në Francë në një ndejë së bashku me yjet e Paris Saint-Germainit, Neymar dhe Kylian Mbappe, shkruan lajmi.net.
Së bashku me ta e kanë shkrepur edhe një fotografi të cilën më pas e kanë publikuar në Instagram.
E nga ajo natë duket se u ka mbetur miqësia pasi ishte pikërisht Mbappe ai i cili ia ka pëlqyer Beatrixit foton të cilën e ka realizuar në Arena Kombëtare.