Mbappe ia dhuroi Khabibit fanellën me të cilën e shkatërroi Barcelonën mbrëmë
Kylian Mbappe pati një natë që nuk do ta harrojë lehtë, nëse jo kurrë, të martën derisa shpartalloi i vetëm Barcelonën.
Superylli francez dhuroi paraqitjen më të mirë në kohët e fundit, për ta fundosur gjigantin katalunas, duke realizuar hattrick në sy të Messit, transmeton Periskopi.
22-vjeçari ishte thjesht në flakë dhe i pakapshëm, teksa ka mundur të shënonte edhe më shumë.
Pa partnerin e tij në krim në përbërje në formën e Neymarit, Mbappe e kapi për fyti mundësinë dhe e katandisi keq Barçën.
Sot, Mbappe është zgjuar në mëngjes pas një prej netëve më të mira në karrierën e tij.
Sidoqoftë, pas ndeshjes mbrëmë, sulmuesi francez me kënaqësi e bëri dhuratë fanellën e tij të firmosur, të cilën e veshi gjatë ndeshjes.
Fatlumi që e mori këtë suvenir? Epo, legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.
Khabib mund të jetë fans i flaktë i Real Madridit, por madje as ai nuk mundi ta mohonte një dhuratë të tillë. /Periskopi.com/
Khabib was in attendance for Barca vs PSG in the Champions League and he got Kylian Mbappé’s jersey ?? pic.twitter.com/5phcfNdujC
— UFC on BT Sport (@btsportufc) February 17, 2021