Mbappe i uron mirëseardhje Messit, jep sinjale se nuk do të largohet

Kylian Mbappe më në fund ka reaguar pas transferimit të Lionel Messi te skuadra e PSG.
Ylli i PSG i ka uruar mirëseardhje lojtarit më të mirë në botën e futbollit, me anë të një postimi në ‘Twitter’.
Welcome to Paris, Léo. ?? pic.twitter.com/ZDO11HSVOw
— Kylian Mbappé (@KMbappe) August 12, 2021
“Mirës se erdhe në Paris, Leo”, ka shkruar Mbappe, duke shtuar edhe disa fotografi tek përqafohet me argjentinasin, përcjell Periskopi.
Flitej se Mbappe nuk e dëshiron konkurrencën me Messi dhe dëshiron largimin drejt Real Madrid.
Pamjet në llogarinë e francezit në ‘Twitter’ tregojnë diçka tjetër. /Periskopi/