Mbappe drejt largimit – duket shaka, por Neymar kërkon Richarlison si zëvendësues

Mbappe drejt largimit – duket shaka, por Neymar kërkon Richarlison si zëvendësues

Kylian Mbappe vazhdon të jetë figura kryesore në ditët e fundit të merkatos së verës.

Emri i francezit vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG dhe së fundmi raportohet se Real Madridi ka gati 180 milionë euro për të.

Në Francë thuhet se Neymar ka propozuar edhe zëvendësuesin e Mbappe te PSG. Duket shaka, por flitet për yllin e Everton, përcjell Periskopi.

Richarlison duket t’i ketë lënë përshtypje të mira Neymar në Kupën e Amerikës, kur dyshja u aktivizuan me kombëtaren e Brazilit.

Fakti se Richarlison dhe Neymar janë shokë të mirë rrit edhe më shumë mundësitë për një lëvizje të tillë.

Gjithçka varet nga ajo se a do të largohet Mbappe këtë verë drejt Real Madridit apo jo. /Periskopi/

Shpërndaje në: