Mbani shënime ju të tjerët: 7 lloje seksi që vetëm të martuarit me fëmijë i kuptojnë

Mbani shënime ju të tjerët: 7 lloje seksi që vetëm të martuarit me fëmijë i kuptojnë

1. Seksi në gjumë

Lloji më i shpejtë i seksit dhe shpesh janë gratë që të lodhura pas një dite të gjatë në punë ose shtëpi i zë gjumi pikërisht në momentin që burrat zgjohen. Pozicioni i preferuar i këtij seksi është pozicioni “lugë” kur gruaja vazhdon të flejë e shtrirë në njërën anë dhe burri vazhdon me të vetën nga mbrapa.

2. Seksi “çmallja e shpejtë”

Ndoshta të pamartuarit besojnë se të martuarit kanë fatin të bëjnë seks çdo ditë, por në fakt nuk ndodh kështu. Sidomos kur kanë fëmijë të vegjël dhe ata u futen në mes në pozicione akrobatike, me këmbë në fytyrë. Ky seks ndodh në një ditë fatlume kur fëmijët janë tek gjyshja, por pritja është aq e madhe sa nga emocionet babai shkarkon “entuziasmin” praktikisht brenda 35 sekondash. Këtu ka dy lloje çiftesh, ata që thonë “epo mirë dhe ia fusin gjumit”, apo ata që e provojnë dhe njëherë, sepse kampionët nuk dorëzohen kurrë.

3. Seksi jashtë qyteti

I pari moment që kanë mundësinë të largohen nga shtëpia dhe të jenë vetëm gjatë fundjavës. Seksi më i mirë ndodh zakonisht ditën e parë të pushimit, se të nesërmen do kthehen sërish në shtëpi. Atë ditë kthehen në dashnorë, për t’u shndërruar sërish në skllevër në kthim.

4. Seksi “mute”

Ky është një nga aktet më të famshme në Shqipëri dhe në historinë e komunizmit kur flinin shumë veta në një shtëpi të vogël. Ky seks toleron shumë pak pozicione dhe asnjë lloj ulërimë apo britme dhe çdo gjë duhet mbajtur për vete. Pozicionet e preferuara të këtij seksi janë misionari apo “luga”. Dhe këta prindër janë aq të aftë sa në momentin që mund të ndërpriten nga fëmija, mund ta vazhdojnë komunikimin sikur s’po ndodhte asgjë.

5. Seksi i pasdites

Seksi i pasdites mund të jetë një nga më të mirët që ndodh në momentin e përqëndrimit të fëmijëve me lojërat e rastit nga dhoma tjetër. Ka mbaruar puna dhe shkolla dhe fëmija i kthehet iPad-it. Falë teknologjisë, mund t’i lejoni vetes dhe një seks shumë të mirë.

6. Seksi i papritur

Gjithçka fillon nga një puthje, ose ndonjë pozicion ndjellës ndërsa gatuani në kuzhinë. Ky seks zakonisht nis me pasion të madh, por nuk finalizohet kurrë, sepse sigurisht ju keni fëmijë dhe ç’ju thotë mendja t’i bëni këto punë në kuzhinë?

7. Seksi “muhabet”

Ky seks karakterizohet nga të gjitha muhabetet e ditës dhe paralajmërime të tipit “kujdes këtu se u vrava duke ngjitur gocën nëpër shkallë”. Ndërkohë që ai penetron ti mund të flasësh për shkollën e kalamajve, ose kujtohesh që ke harruar portofolin te marketi i lagjes. Kjo ndodh kur je shumë e afërt me partnerin dhe ke aftësinë të bësh shumë gjëra njëkohësisht: seks, të komunikosh, dhe të merresh me fëmijën që mund të hyjë në dhomë. Deri në momentin që kujtohesh se duhet të pëqëndrohesh që ta mbarosh si punë se ke lavatriçen për të nderur.

Shpërndaje në: