Mayweather konfirmon revanshin me McGregor, zbulohen detajet

Mayweather konfirmon revanshin me McGregor, zbulohen detajet

 Floyd Mayweather duket se është gati për përballjen e dytë me Conor McGregor .

Këtë të merkurën u konfirmua vet nga Mayweather se rimeçi do të zhvillohet gjatë vitit 2023, shkruan Periskopi.

Megjithatë, të mërkurën në mëngjes u konfirmua nga vetë Mayweather se këto thashetheme ishin të vërteta dhe se negociatat përfundimtare janë duke u zhvilluar për të siguruar një revansh me para, mes dy ikonave të sportit luftarak.

“Dua të dal atje këtë fundjavë dhe të argëtohem,” tha Mayweather për Daily Mail përpara luftës së tij me Mikuru Asakura.

“Më pas kam një luftë tjetër në Dubai në nëntor dhe më pas unë dhe Conor McGregor në 2023.

“Nuk e dimë nëse do të jetë sigurtë, por ka pasur bisedime, unë do të preferoja një luftë”, tha ai.

Shpërndaje në: