Matoshi për hapjen e Urës së Ibrit: Shihet prej qielli se Kurti e ka për qëllime elektorale
Analisti politik, Halil Matoshi deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti është zbrasur nga tentimet për ta hapur urën e Ibrit.
Ai u shpreh i bindur se ajo do hapet një ditë mirëpo përmes një metodoje tjetër.
Tutje, Matoshi tentativat e deritashme të qeverisë Kurti për hapjen që aktualisht po ndan dy pjesët e qytetit të Mitrovicës kanë një qëllim.
“Procesi i saj duhet të shkoj si i tillë e jo si një akt në veti e mbi të gjitha kryeministri Kurti e ka qëllim elektoral, kjo prej qiellit shihet”, shtoi Matoshi./Gazeta10