Matoshi: Një Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk mundet me i kry detyrat kushtetuese

Matoshi: Një Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk mundet me i kry detyrat kushtetuese

Analisti, Halil Matoshi ka kritikuar Kurtin pas deklaratave në tubime duke u lavdëruar se kinse po i mbron kufijtë.

Matoshi tha se derisa NATO ka sjell trupa shtesë në Kosovë, Kurti po e sfidon SHBA-në.

Ai tutje thotë se një kryeministër që s’i ka raportet e mira me amerikan, sipas Matoshi, s’mundet me i kryet detyrat kushtetuese.

 

Postimi i plotë:

Një Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese

1.
Ditën që Agjencia e lajmeve Reuters publikoi fotogeafinë e trupave amerikanë tue patrullu kufinin tokësor me Serbinë (në gjatësi prej 351,6 km)
Ky trimi i folkorit nacionalist qe âsht kryeminister i Kosovës tha në Dardanë se “Kufinin me Serbi e ruen me hu gardhi”, kurse në Podujevë thotë se “Qe 1 mijë e 420 ditë s’k lshu pe – me Serbinë s’ka “razumem”, por pushkën e plotë”;
Ndërkohë që NATO i ka dërgu 1.400 trupa shtesë për ta mbrojtë Kosovën, Albin Kurti “po ia qet gjyksin topit”, tue sfidu ShBAnë dhe Këshilltarin për Misione të Veçanta, Ric Grenell.

2.
Në qershor të vitit 1964, në një bisedë me ambasadorin grek në Washngton, Presidenti Lyndon Johnson u dha zâ pikëpamjeve të tij mbi sovranitetin grek.
“Në p.s. Parlamenti dhe Kushtetuta juej …. Ne u paguajmë shumë dollarë të blertë amerikanë grekëve, zoti ambasador. Nëse kryeministri juej më flet për demokracinë, Parlamentin dhe Kushtetutën, ai, Parlamenti dhe Kushtetuta e tij mund të mos zgjasin shumë.”
———————
Amerikanët 🇺🇸 në mbrojtje të Kosovës.

Shpërndaje në: