Matoshi: Ma përpara Biden, e tashti Trump i thojnë jeni komb, Vjosa thotë ncëk – Injoranca âsht fuqi

Analisti, Halil Matoshi ka kritikuar qasjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani gjatë urimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Matoshi ka bërë një krahasim me uratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku thotë se Osmani ka keqinterpretuar urimin e Trump-it ku thotë ‘komb sovran e të qëndrueshëm’.
”Presidentja Osmani fjalën angleze ‘nation’ e përkthen herë popull (fjalimi i Joe Biden për Kosovën 2021); Në anglishte bâhet dallimi strikt mes fjalëve Nation, People dhe State, vetëm Presidenca e Kosovës nuk di me e bâ këtë dallim, ose e manipulon qëllimshëm fjalimin e Presidentit Biden për Kosovën, ku ai thotë qartë dhe pa ekuivoke: “Kombi i Kosovës âsht në zemrat e familjës sime!”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë:
Vjosa vs Donald
Shteti vs kombi
1.
Në letrën e uresës së pavarësisë së Kosovës, Presideti amerikan Donald Trump i shkruen Presidentes Vjosa Osmani për nji ‘komb sovran e të qëndrueshëm’
“Rrugëtimi i Kosovës si një komb sovran âsht shënu nga qëndrueshmënia dhe vendosmënia.”
Porse presidentja tutet me pranu, sepse e shquen mendësia e para 150-vjetëve, e brumosun nga Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe e interpretueme nga pikëpamja staliniste/enveriste, si defincion i Stalinit.
2.
Ndërsa Presidentja Osmani fjalën angleze ‘nation’ e përkthen herë popull (fjalimi i Joe Biden për Kosovën 2021);
Në anglishte bâhet dallimi strikt mes fjalëve Nation, People dhe State, vetëm Presidenca e Kosovës nuk di me e bâ këtë dallim, ose e manipulon qëllimshëm fjalimin e Presidentit Biden për Kosovën, ku ai thotë qartë dhe pa ekuivoke: “Kombi i Kosovës âsht në zemrat e familjës sime!”
3.
Me rastin e mbledhjës së dy Parlamenteve e qeverive më 2024, Presidentja e Kosovës tue dasht me shitë patriotizëm e shkel betimin e saj si Presidente, kur thotë: “Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të oavarura, por janë dy pjesë të pandashme të nji kombi të madh.”
4.
Kështu ndodh në shtetin kosovar, kombin e të cilit nuk e njeh Vjosa Osmani siç bâjnë integristat nacionalista.
Ma përpara Biden, e tashti Trump i thojnë jeni komb, ajo thotë ncëk!
Nuk jemi!!!
Injoranca âsht fuqi!