Matoshi: Kurtin nuk po e fton askush përveç diasporës
Komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se vizitat e krerëve të shtetit në Amerikë, do kishin rëndësi tjetër po të ishte ftuar në vend të presidentes Osmani, kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Nuk ki fortë çka me zbërthy, absolutisht është vizitë e kot, po të ishte me u rrotullu situata, të ishte zonja Osmani me diasporen në Izmir. Po të ishte Albin Kurti me ftesë të Blinken kisha me shpresu që Kosova po e shpërthen izolimin që i’u ka bërë qeverisë së Kosovës por izolimi po vazhdon”, deklaroi Matoshi në Politiko të Kanal 10.
Sipas tij kryeminsitrin Kurti nuk po e fton askush jashtë vendit përveç diaspores.
“Z.Kurti nuk e thirr kerkush më, përveç diaspores”.