Masvidal e dëshiron trilogjinë me Usman – nuk mjaftohet nga dy disfata
Jorge Masvidal ka zbuluar se lufta e tij e ëndrrave është ajo kundër Kamaru Usman, e cila do të ishte e treta mes tyre.
Masvidal është mposhtur dy herë paraprakisht nga Usman, por duket se kjo nuk e ka bindur atë sa i përket epitetit për më të mirin.
Amerikani synon të kthehet nga dy humbjet, duke tentuar edhe një mundësi për titullin e kampionit. 36 vjeçari duhet të qëndrojë jashtë oktagonit për 60 ditë, pasi ka pësuar një lëndim, por ai po vazhdon t’i bëjë planet e tij.
I pyetur se cila është lufta e tij e ëndrrave, ai ka zgjedhur trilogjinë me Usman, duke e cilësuar madje si super të nevojshme.
“Usman, përsëri. Super e nevojshme”, ishte përgjigja e Masvidal në ‘Twitter’, për një nga ndjekësit e tij, përcjell Periskopi.
Masvidal është lidhur më parë edhe më një duel të mundshëm me Diaz, por duket se vëmendja e tij është diku tjetër. /Periskopi/