Mason Mounti nxori Zidanen e brendshëm nga vetja me këtë prekje absolutisht drithëruese mbrëmë kundër Liverpoolit

Mason Mounti nxori Zidanen e brendshëm nga vetja me këtë prekje absolutisht drithëruese mbrëmë kundër Liverpoolit

Chelsea dhuroi një paraqitje të guximshme të shtunën pasdite, derisa u largua nga ‘Anfield’ me një pikë.

‘Të Kaltërit’ udhëtuan drejt Liverpoolit me shumë vetëbesim, pasi me rehati fituan dy ndeshjet hapëse të sezonit të Premier Leagues, transmeton Periskopi.

Ata patën një start të mirë, teksa udhëhoqën përmes Kai Havertzit.

Mirëpo, londinezët do të pësonin një goditje të rëndë në përfundim të pjesës së parë.

Mohamed Salah barazoi nga penalltia për Liverpoolin, me Chelsean që mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi Reece James luajti me dorë në zonë.

Mason Mount nuk tregoi paraqitjen më të mirë të mundshme. Ai ishte energjik dhe u mundua të krijonte diçka, por thjesht nuk ishte dita e tij.

Mirëpo, ai prapë arriti të dhurojë një prekje të jashtëzakonshme në disa minutat e parë të takimit.

Marcos Alonso lansoi një krosim nga 50 metra distancë në kërkim të Mount.

Mesfushori londinez ishte nën presionin e Joel Matipit, por e mposhti atë me një prekje ‘alla Zinedine Zidane’, teksa tërhoqi një ndërhyrje të palejuar.

Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: