Maskë për forcim të flokëve të dobëta dhe të dëmtuara: Përtërin madje edhe flokët e ngjyrosur!

Maskë për forcim të flokëve të dobëta dhe të dëmtuara: Përtërin madje edhe flokët e ngjyrosur!

Është e përshtatshme për të gjithë tipat e flokëve, por gjithashtu ndihmon edhe në zvogëlimin e rënieve të tyre, aq më tepër ajo stimulon rritjen e flokëve

Përbërësi themelor i kësaj maske është tharmi.

Për këndellje të flokëve të dëmtuar, dhe për të arritur rezultate maksimale, procedura përsëritet gjatë dy muajve, pa ndërprerje. Domethënë, dy herë në javë gjatë dy muajve.

Rezultati aplikimit të kësaj maske, jo vetëm që është i kualitetit të lartë, por edhe i qëndrueshëm!

Maskat nga tharmi u përshtaten të gjitha tipave të flokëve dhe janë të pazëvendësueshme në luftën kundër humbjes së flokëve dhe për rritje të shpejtë të tyre.

Maska nga tharmi kundër rënies dhe për forcim të flokëve të holla dhe të dobëta

Përbërësit:

– 3–4 lugë supe qumësht të nxehtë;
– 1 lugë kafeje mjaltë;
– 7 g tharmë të thatë, ose 20 g tharmë të freskët.

Përgatitja:

Në 3–4 lugë supe qumësht të nxehtë tretni 1 lugë kafeje mjaltë apo sheqer, shtoni 20 g tharmë të freskët (për flokë të gjatë përdorni sasi të dyfishtë).

15 – 20 minuta lini në vend të nxehtë që të fermentohet. Tretjen e përftuar qiteni në flokë të pastër dhe të njomë.

Mbështillni me qese najloni dhe peshqir. Mbani në kokë një orë (mundeni edhe më gjatë, deri në 2 orë, sa më gjatë aq më mirë), pastaj flokët lani me ujë të ngrohtë.

Shpërndaje në: