Maskë për flokë të yndyrshme!
Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë.
Por pavarësisht larjes së përditshme (që nuk është aspak e shëndetshme) vazhdojmë të përballemi me po të njëjtin problem të nesërmen. Prandaj periskopi prezanton një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën.
Përbërësit: Dy domate, 2 lugë gjellë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 2 lugë çaji xhel aloe vera
Në një enë shtoni pak ujë dhe lëreni të vlojë, më pas shtoni domatet për dy a tre minuta në mënyrë që të qëroni më lehtësisht.
Bluani në blender dhe shtoni vajin e ullirit pastaj xhelin e aloe veras derisa të formohet një pastë.
Aplikojeni pastën në kokë dhe mbajeni për 30 minuta.
Më pas i lani flokët si zakonisht.
Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë.