Maska që bën mrekulli në flokët tuaj

Dy banane dhe një avokado. Këta dy përbërës bëjnë mrekulli në flokët tuaj pasi që me to mund të bëni një maskë super natyrale e cila hidraton flokët tuaj, ndihmon të përmirësoni flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke ua kthyer atyre butësinë.
Merrni një avokado dhe 2 banane dhe përzini me një blender deri sa të arrini një masë homogjene. Duhet që maska të jetë absolutisht e lëmuar, pa kokrriza, përndryshe nuk arrin efektin e duhur, transmeton Indeksonline.
Aplikoni maskën në flokët tuaj të lagur nga rrënjët deri tek majat me ndihmën e gishtave tuaj të pastër. Mbuloni kokën dhe flokët me një kapelë dushi. Prisni për rreth 20 minuta, dhe pastaj shpëlani flokët tuaj plotësisht, duke u siguruar që e gjithë maska është larguar. Nuk keni nevojë që ti pastroni flokët tuaj më shampo më pas./Indeksonline/