Maska natyrale që largon yndyrën nga fytyra
Stresi, mungesa e gjumit, mbingarkesa në punë, të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave, por edhe njollave.
Maska me kastravec ndihmon fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.
Përbërësit:
1 lugë çaji mente
1 lugë çaji lëng limoni
½ kastravec dhe 1 vezë
Përgatitja:
Hidhni në mikser kastravecin dhe menten.
Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.
Përbërjen e vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta.
Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta.
Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Kjo maskë ju ndihmon që të largoni yndyrën, dhe i jep shkëlqim fytyrës.