Maska fantastike për flokë të butë dhe me volum

Maska fantastike për flokë të butë dhe me volum

Vaji i ullirit

vaj-ulliri

Vaji i ullirit përmban vitaminë E dhe yndyra të shëndetshme që forcojnë rrënjët e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.

Si ta përdorni:

  • Merrni pak vaj ulliri dhe e ngrohni shumë pak.
  • Masazhoni me të flokët dhe skalpin, dhe mbajeni për rreth 45 minuta.
  • I shpëlani njëherë flokët me ujë të vakët, më pas i lani si zakonisht me shampo.
  • Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.

Vezët

veze

Vezët janë të pasura me proteina që forcojnë rrënjët e flokëve, parandalojnë rënien e tyre dhe çojnë në rritjen e tyre.

Si t’i përdorni:

  • Përzieni bashkë të verdhën e një veze me 2-3 lugë gjelle vaj mustarde.
  • Aplikojeni përzierjen në skalp dhe mbajeni për gati gjysmë ore.
  • Në fund i lani flokët si zakonisht.
  • Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.

Vaji i kastorit

vaj-kastori

Vaji i Kastorit është i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore që parandalojnë rënien e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.

Si ta përdorni:

  • Merrni në sasi të njëjtë vaj kastori dhe vaj kokosi, dhe i ngrohni shumë pak.
  • Aplikojeni përzierjen në flokë dhe skalp, dhe masazhojeni me kujdes.
  • Mbështilleni kokën me një peshqir dhe mbajeni për rreth 1 orë.
  • Pas një ore i shpëlani fillimisht flokët me ujë të vakët, më pas i lani me shampo si zakonisht.
  • Përsëriteni këtë trajtim njëherë në javë.

 

Shpërndaje në: