Masivisht në bregdet: 20 mijë kosovarë hynë në Shqipëri veç sot
Në pikën kufitare të Morinës në 15 ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks lëvizje të pushuesve nga Kosova që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Edhe këtë të premte në orët e para të mëngjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës ndërkohe që ky fluks do të jetë edhe më i madh pasdite dhe në fundjavë.
Shumë nga pushuesit e Kosovës thonë se këtë sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdet.
Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohe që në fundjavë do të jenë pa kontrolle në kufi.
Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë moment nuk janë shënuar radhë dhe pritje ne kufirin Shqipëri-Kosovë.