Mashtruam elektoratin: Edhe kundër-kandidati i Vjosës për president i del kundër Listës Vjosa

Mashtruam elektoratin: Edhe kundër-kandidati i Vjosës për president i del kundër Listës Vjosa

Kandidati për deputet dhe kandidati për president i Listës Vjosa të Vjosa Osmani, Nasuf Bejta ka folur për herë të parë pas përplasjeve brenda kësaj liste për shkak të moskandidimit si pjesë e përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhjet komunale.

Bejta për Periskopin ka thënë se Lista Guxo nuk është formuar që të shuhet pas pak kohe, por të vazhdojë dhe se arsyet sipas tij, se pse kjo listë nuk po kandidon e vetme në zgjedhje lokale, i dijnë ata që janë në krye të kësaj liste.

“Nuk e kemi nis për me përfundu por e kemi nis me vazhdu, pse nuk është bërë duhet pyetur ata që janë në krye të Listës” – tha z. Bejta.

“Asgjë personale nuk kam me të Vetëvendosjes e as me askënd tjetër, por elektoratin e kemi mashtru prej meje dhe të gjithë që kemi qenë në listë të kandidimit”, ka thënë Bejta për Periskopin.

Po ashtu përplasje në Listën Guxo ka edhe në degën e Ferizajt, Istog dhe Vushtrri.

Koordinatori i Listës Guxo dega në Ferizaj, Balton Dërguti ka akuzuar për punësime familjare Haxhi Abdylin, deputetin që shihet si ndër njerëzit më të afërt të presidentes Vjosa Osmani Sadriu.

Sipas Balton Dërguti, Haxhi Avdyli, ka sistemuar kushërinjtë në institucione dhe se po bën gabim fatal duke shkrirë Listën Guxo në Vetëvendosje.

Kujtojmë që koordinatorja kryesore e listës Guxo, Donika Gërvalla ka thënë se kjo listë do të kandidojë bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale./Periskopi/

Shpërndaje në: