Mashtronte të moshuarit në Greqi, shqiptari u mori mijëra euro e monedha floriri

Mashtronte të moshuarit në Greqi, shqiptari u mori mijëra euro e monedha floriri

Policia greke ka goditur një grup kriminal që mashtronte të moshuarit në Igumenicë me qëllim marrjen e shumave të konsiderueshme të parave. Pjesë e grupit kriminal është identifikuar dhe shtetasi Xhezo Zote nga Konispoli, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Grupi i mashtruesve funksiononte përmes takimeve personale por edhe telefonatave me persona të moshuar, të cilëve u kërkonin para duke pretenduar se familjarët e afërt të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Policia greke bën me dije se në një rast të ndodhur në 18 maj, 48-vjeçari nga Shqipëria ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar. Sakaq më në 9 maj është provuar se ai ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë tjetër e moshuar.

Vlera totale e marrë me mashtrim sipas policisë greke llogaritet në 140.000 euro. /euronews.al

Shpërndaje në: