Masat e reja: Fansat vazhdojnë të mos lejohen nëpër stadiume e salla

Masat e reja: Fansat vazhdojnë të mos lejohen nëpër stadiume e salla

Tashmë janë publikuar masat e reja të plota nga Qeveria e Kosovës.

Në dallim nga liria e lëvizjes dhe kufizimet e hequra për disa sektorë të jetës sociale, situata me sportin vazhdon të jetë e njëjta, shkruan Periskopi.

Fansat nuk do të lejohen nëpër stadiume edhe mëtej, teksa më poshtë është paraqitur manuali i plotë i masave që prekin sportin.

[Sporti dhe rekreacioni]

Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

Lejohet organizimi i garave sportive pa prezencë të publikut përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Lejohen aktivitetet garuese pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative sipas udhëzuesit përkatës.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.

Aty ku është e mundur në softëare të fitnesit/palestrës të përcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.

Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit/palestrës të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga ora 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: