Masakra në Siri, forcat qeveritare vrasin qindra civilë

Forcat e sigurisë siriane besohet të kenë vrarë qindra civilë që i përkasin minoritetit fetar Alavit gjatë dhunës së vazhdueshme, përgjatë zonës bregdetare të vendit.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër tha se 745 civilë ishin vrarë në rreth 30 masakra që kishin shënjestruar Alavitët të premten dhe te shtunën, megjithatë mediat ndërkombëtare nuk i kanë konfirmuar dot në mënyrë të pavarur shifrat.
Siç raportohet, qindra njerëz janë larguar nga banesat e tyre në rajonin që njihet si qendra e presidentit Bashar Al Asad, i cili i përket sektit Alavit, raporton BBC.
Një total prej 1 mijë personash kanë mbetur të vrarë gjatë dy ditëve të fundit, sipas obserbatorit sirian për të drejtat e njeriut, në shpërthimin më të rëndë të dhunës që kur forcat rebele rrëzuan regjimin e Bashar Al Asad.
Bilanci përfshin rreth 148 luftëtarë pro Asadit dhe të paktën 128 pjesëtarë të forcave të sigurisë të qeverisë së drejtuar nga Islamikët të cilët po përleshen në Latakia e Tartus. Alavitët, një nëndegë e Islamit Shiit, përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë siriane, me shumicë sunite.