Martohen Seldi dhe Mimoza Shkodra (Foto)

Martohen Seldi dhe Mimoza Shkodra (Foto)

U stërpërfolën kohët e fundit për një lidhje të mundshme mes tyre, por deklaratat e tyre përgjigje të vetme, kishin demantin kundrejt saj.

 

Bëhet fjalë për dy artistët e njohur shqiptar, Seldi Qalliu e Mimoza Shkodra, të cilët bashkëpunimin e tyre të parë në karrierë e patën mjaft të suksesshëm, e duket se shkëndijat e para, iu ngjallën që atëherë.

E pavarësisht mohimit për lidhjen e tyre, burime të afërta të Kosovares, bëjnë të ditur se Seldi e Mimoza tashmë jo vetëm të lidhur, por qershia mbi tortë del të jetë kurorëzimi me martesë, ani pse larg syrit medial.

Madje, Seldi duket se po sakrifikon mjaft për dashurinë e tij, aq sa në një postim që ka bërë, bën të ditur se po niset për në Zvicërr, ku faktikisht jeton edhe Mimoza Shkodra, tani bashkëshortja e tij, shkruan Kosovarja.

Një postim tjetër interesant, që ishte pikënisje e dyshimeve, ishte bluza e veshur nga Seldi që kishte fytyrën e një femre, mos ishte e Mimozës apo thjeshtë ashtu kishte rastisur?

 Gjithsesi, shpresat për të bërë publike një gjë të tillë nga çifti janë të mëdha, e rëndësishme të gëzojnë lumturi në krahët e njëri-tjetrit.

Epo, kot nuk thonë: “Ku ka tym ka edhe zjarr”

Shpërndaje në: