Martinez: Lëndimet e Hazard dhe De Bruyne nuk janë të rënda, ende nuk ka mbaruar Evropiani për ta

Martinez: Lëndimet e Hazard dhe De Bruyne nuk janë të rënda, ende nuk ka mbaruar Evropiani për ta

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur lidhur me lëndimet e dyshes Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne.

Të dy lojtarët pësuan lëndime në fitoren ndaj Portugalisë dhe mbesin në dyshime për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.

Martinez ka konfirmuar se ende nuk e di nëse dyshja do jenë gati për Italinë, por bëri të ditur se “Euro 2020” ende nuk është mbyllur për ta.

“Hazard dhe De Bruyne nuk kanë ndonjë dëmtim të rëndë. Kjo nënkupton se turneu ende nuk ka mbaruar për ta, vazhdon”.

“Nuk janë në dhimbje të madhe. Do punojnë me ne gjatë javës dhe do shohim nëse do jenë gati ndaj Italisë. Kemi 24 orë për të parë si reagojnë. Ndeshja ndaj Italisë është të premten, ky është problemi i vetëm”.

“Mendoj se nëse luajmë një ndeshje të mirë, ata do jenë gati. Ky është lajm i mirë, por duhet të shkojmë ditë pas ditë”.

“Nuk kemi top magjik, nuk e dinim se Hazard do lëndohej në minutat e fundit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, fituesi i takimit Belgjikë – Itali, do përballet me fituesin e ndeshjes Spanjë – Zvicër në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Shpërndaje në: