Martial dhe Van de Beek do të largohen nga Man United

Sulmuesi Anthony Martial dhe mesfushori Donny van de Beek mund të vendosen në shitje nga krerët e Manchester United, si pjesë e planit për të spastruar ekipin, raporton “ESPN”.
Shumë klube të ndryshme kanë shprehur interesim në dyshen e “Djajve të Kuq”, ku thuhet se United mund të pranoj të hyjë në bisedime vetëm nëse oferta është e duhura.
Po ashtu, mbrojtësi Diogo Dalot, mesfushori Andreas Pereira dhe sulmuesi Jesse Lingard mund të largohen nga “Old Trafford” këtë verë.
Donny Van de Beek u transferua verën e kaluar nga skuadra holandeze Ajax, dhe nuk e ka gjetur vetën tek skuadra e Manchester United, duke bërë 36 paraqitje dhe duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime.