Marsi, muaji i ‘Dardanëve’ – ja të gjitha ndeshjet që do t’i luaj Kosova këtë vit
Kosova do të nis kampanjën kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Periskopi.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.
Më poshtë Periskopi ua sjell orarin e ndeshjeve për kualifikimet e botërorit 2022.
KOSOVË – Lituani /24 mars 2021
28 mars 2021 / KOSOVË vs Suedi
31 mars 2021/ Spanjë – KOSOVË
02 shtator 2021 / Gjeorgji – KOSOVË
05 shtator 2021 / KOSOVË – Greqi
08 shtator 2021 / KOSOVË – Spanjë
09 tetor 2021 / Suedi – KOSOVË
12 tetor 2021 / KOSOVË – Gjeorgji
14 nëntor 2021 / Greqi – KOSOVË
/Periskopi