”Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci pengon zhvillimin e politikës pro ruse të Serbisë në rajon”

”Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci pengon zhvillimin e politikës pro ruse të Serbisë në rajon”

Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në Uashington ka folur lidhur me marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është e rëndësishme dhe si e tillë forcon sigurinë në rajon.

‘’Kjo është një mesazh pikërisht në kohën kur jemi të bombarduar si rajon nga sulme të llojeve të ndryshme që vijnë nga Rusia dhe nga zëdhënësi i saj Serbia. Natyrisht kjo është ekzagjeruar nga ana e Serbisë siç bënë zakonisht, kemi një reagim jo logjik, jo të arsyeshëm nga ana e Serbisë që e pengon në vazhdimin e politikës së saj pro ruse në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë ai në Dukagjini.

Tutje Spahiu ka thënë se kjo marrëveshje e pengon shumë Serbinë të zgjeroj propagandim e saj në këtë rajon mirëpo reagimi i saj nuk është diçka që duhet të na frikësoj apo të na qes ndonjë problem aktualisht.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, ndërsa Serbia tha se do të kërkojë një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë në lidhje me dokumentin e nënshkruar.

Deklarata, e cila thuhet se kontribuon në sigurinë e Evropës Juglindore, është nënshkruar dje në Tiranë, nga ministrat e mbrojtjes të tre vendeve: Ejup Maqedonci, Pirro Vengu dhe Ivan Anushiq.

“Ata kanë hapur një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, tha Vuçiqi.

Ai pohoi se me Rutten ka diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme, bashkëpunimin, situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it, si dhe situatën në Bosnje dhe Hercegovinë./Periskopi/

Marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë, reagon Ministri kroat: S’e pyesim më Serbinë çka guxojmë të bëjmë e çka jo

Marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Kroaci, reagon Vuçiq: E kemi kuptuar mesazhin, do të mbrohemi

Shpërndaje në: