Marrëveshja ShBA-Ukrainë dhe deklaratat e Trump | Rusia shprehet e gatshëm për të biseduar me palën amerikane

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj marrëveshjes SHBA-Ukrainë për armëpushimin dhe deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se do të ketë një takim të delegacioneve nga të dy vendet.
“Ne nuk përjashtojmë kontaktet me përfaqësuesit e SHBA në ditët në vijim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Trump pas marrëveshjes ShBA-Ukrainë: Do të flas edhe me Putinin
Trump tha se shpresonte se Rusia do të pajtohej me një plan armëpushimi të hartuar nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas dhe se një armëpushim gjithëpërfshirës në luftën 3-vjeçare mund të arrihet në ditët në vijim.
Ai tha se besonte se do të fliste me presidentin rus Vladimir Putin për këtë çështje këtë javë.