Marrëveshja për rinovim është afër, por Barcelona s’ka vendosur ende për Dembelen apo Raphinhan

Marrëveshja për rinovim është afër, por Barcelona s’ka vendosur ende për Dembelen apo Raphinhan

Barcelona dhe Ousmane Dembele raportohet se janë afër zgjatjes së bashkëpunimit.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se palët janë afër marrëveshjes së plotë.

Tani për tani, vetëm disa çështje detajesh kanë mbetur për t’u mbyllur marrëveshja.

Por, e gjithë kjo thuhet se varet nga drita jeshile e Barçës.

Klubi tani duhet të vendosë rreth kësaj, pasi varet më shumë nga ta, sesa nga ana e lojtarit.

Barcelonës tani i takon të marrë vendim final; të vazhdojë me Dembelen, apo të shkojë për transferimin e Raphinhas nga Leeds United.

Shpërndaje në: