Marrëveshja Kosovë-Serbi: Të ruajmë kufijtë apo të ruajmë fytyrat

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Të ruajmë kufijtë apo të ruajmë fytyrat

Njoftimet e fundit nga presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës se po konsiderojnë ndryshimin e kufijve për të arritur një marrëveshje historike të paqes, ka shkaktuar tronditje në mbarë rajoninin.

Duke folur në forumin e Alpbach në Austri, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi, kanë theksuar nevojën për arritjen e një zgjidhje kompromisi që do t’i jepte fund çështjes së Kosovës përmes një lloj korrigjimi të kufirit apo demarkacioni, dhe kanë bërë thirrje te Bashkimi Evropian që të ndihmojnë këto përpjekje.

Megjithëse pak detaje o ofruan, plani do të përfshinte komunat veriore të Kosovës, Leposaviçin, Zveçanin dhe pjesë të Zubin Potokut [minus liqenin e Gazivodës, një burim krucial uji për Kosovën] që do t’i ipeshin Serbisë. Në këmbim, pjesë të Preshevës dhe Bujanovcit në Serbi [perëndimi i korridorit 10] do të bëheshin pjesë të Kosovës.

Pa këto detaje, iniciativa ka ushqyer spekulimet në nivel lokal dhe atë ndërkombëtar rreth qëllimeve dhe impaktit potencial të një plani të tillë – dhe ka rritur frikën rreth përpjekjeve të reja për ndryshime kufijsh në baza etnike në rajon.

Ideja i ka përçarë akterët dhe komentatorët lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ndërsa zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë Federica Mogherinin dhe komisionerin Johannes Hahn, nuk e heqin si mundësi këtë zgjidhje konsensuale që garanton stabilitet rajonal, kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka mohuar çdo lloj ndryshimi të kufijve.

ShBA-të, aktor kyq në rajon dhe mbështetëse të palëkundura të pavarësisë së Kosovës, sipas këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton, janë të hapura për shkëmbime të territorit mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë të marrëveshjes.

Skena politike në Kosovë mbetet thellë e përçarë edhe në këtë çështje, me partitë opozitare bashkë me dy nga tri partitë në koalicionin qeverisës [përfshirë partinë e kryeministrit Haradinaj] që e kundërshtojnë diskutimin për çështje të kufijve. Partitë opozitare, që e kontestojnë edhe mandatin e Thaçit për të përfaqësuar Kosovën në negociata me Serbinë, e kanë iniciuar një rezolutë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.

Ngjashëm edhe në Serbië, ku ideja e Vuçiqit për “devijëzimin” e kufijve ka hapur një tjetër përplasje mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, që e kundërshton çdo ndarje të Kosovës që do të legjitimonte pavarësinë e ish provincës.

Shumë komentatorë dhe studiues lokalë e ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime se kjo mund të prodhojnë një efekt zingjiror në rajon dhe mund të rigjallërojë konfliktet. Më shumë se 50 organizata dhe ekspertë në Ballkan kanë nënshkruar një letër të hapur, duke i bërë thirrje Evropës dhe ShBA-ve që të kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Ndërsa është e pamatur dhe sipërfaqësore të diskutohen meritat e iniciativës dhe implikimeve të saj pa parë planin konkret, debati i nisur ngrit çështje kruciale.

E para, është e qartë se 20 vjet pas fundit të konflikteve në ish Jugosllavi, spektri i konfliktit edhe varet mbi rajonin.

Megjithëse iniciativa e presidentëve propozon një demarkim/korrigjim të kufijve si një marrëveshje të përbashkët që do ta shihte Serbinë më në fund ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe t’i shtronte rrugën të dyja vendeve për të hyrë në BE, shumë njerëz frikësohen se kjo do të krijonte precedent për t’u përdorur tjetërkund – në Bosnje e Hercegovinë, për shembull.

Ani që kjo frikë nuk është e pabazë, duke marrë parasysh historinë e rajonit, aplikueshmëria e parimit të precedentit është e kufizuar.

Serbia, dhe lidershipi i serbëve të Bosnjes që nga fillimi e kanë përsëritur që shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 krijon një precedent të rrezikshëm.

E megjithatë, entiteti kryesor i serbëve në Bosnjë, Republika Srpska, nuk u shkëput as më 2008 e as më vonë.

Ngjashëm, pretendimet që Rusia apo të tjerët do ta përdornin një ndryshim eventual të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si precedent janë tepër të dobëta.

Rusia me të vërtetë e ka përmendur “precedentit e Kosovës” për të justifikuar aneksimin që i bëri Krimesë. Në realitet, sidoqoftë, ajo e aneksoi Krimenë dhe e njohu pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut më 2008 në përgjigjje ndaj ndryshimit të regjimeve në Kiev dhe ndaj përpjekjeve të Gjeorgjisë për të marrë me forcë ato provinca.

Në fakt, Kosova është përdorur si justifikim post festum. Veprimet e Rusisë vazhdojnë të udhëhiqen nga ambicjet e forcuara gjeostrategjike dhe nga një Perëndim i dobët dhe i përçarë, jo nga “precedenti i Kosovës”.

Sa për Bosnjen, është e qartë se problemet e saj rrjedhojnë nga Daytoni i 1995-s dhe nga dinamikat e brendshme politike të saj. Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mundet dhe duhet ta lë jashtë Bosnjen, ashtu siç e la procesi i Daytonit jashtë çështjen e Kosovës.

Këto dy çështje gjithnjë janë shqyrtuar ndaras.

Problemi fundamental në Bosnje është që nëse Daytoni dhe nënshkruesit e saj nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për funksionimin e saj, nuk ka asnjë mënyrë që një Kosovë e lënë në harreso do të garantojë mbijetesën e saj afatgjatë.

Një korrigjim paqësor kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të përforconte argumentin kundër ndarjes së Republika Srpskas pa miratimin e të gjitha palëve.

E dyta, vetë qarkullimi i idesë së korrigjimit/demarkimit të kufijve në publik, dhe mbështetje implicite e liderëve të BE-së, vërteton faktin që, pavarësisht mantrës së “normalizimit të marrëdhënieve” dhe pushtetit të presupozuar të kondicionalitetit, BE-ja nuk ka vizion të qartë se si ta bëj Serbinë që të pranojë një Kosovë multietnike e të pavarur.

Dialogu i ndihmuar nga BE-ja që nisi më 2011 pavarësisht arritjes së saj më të madhe – normalizimit të dialogut – ka prodhuar rezultate tjera të prekshme.

Për një kohë të gjatë, dialogu është bërë qëllim në vetvete dhe një element marketingu për zyrtarët e BE-së që të shfaqnin suksesin e tyre të hamendësuar në përdorimin e kushtëzueshmërisë së BE-së për të zgjidhur çështje bilaterale në rajon.

Është e qartë se, hyrja në BE nuk është mjaftueshëm kredibile për ta bërë Serbinë që ta pranojë Kosovën brenda kufijve ekzistues.

Gabimi krucial që e bëri BE-ja në dialog është përpjekja e saj për investimin në liderë të fortë, që poashtu ndodh të jenë edhe figura autoritare, në vend se të promovojnë agjencinë lokale të serbëve të Kosovës dhe të dialogut shoqëror në Kosovë.

BE-ja duket se e ka përvetësuar idenë që lidershipit serb i vyen një zgjidhje “për të shpëtuar fytyrën”.

Për fat të keq, të shpëtosh fytyrën e presidentit Vuçiq dhe të Ministrit të Jashtëm Daçiq, njerëz të afërt të Vojislav Sheshelit dhe Sllobodan Millosheviqit, respektivisht, ka marrë prioritet para nevojës për t’i dhënë rëndësi serbëve lokalë në Kosovë.

Pavarësisht pozimit që bëjnë si reformistë pro-evropianë, të dy, edhe Vuçiqi e edhe Daçiqi e kanë lavdëruar publikisht Millosheviqin duke e konsideruar një “lider të madh serb”.

E treta, duke u trimuar nga pranimi ndërkombëtar, Vuçiqi dhe Daçiqi me sukses e rigjallëruan idenë politike katastrofale – të rivizatimit të kufijve administrativë rreth vijave etnike – 30 vjet pas ngritjes në pushtet të Millosheviqit në Serbi.

E megjithatë, edhe pse është e qartë se strategjia kryesore e Serbisë ishte minimi i koncepteve ndërkombëtare të shteteve multietnike në Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni, propozimi i fundit për korrigjimin e kufijve nuk është tërësisht në linjë me atë logjikë.

Ndryshimi i kufijve do të linte shumicën e serbëve dhe monumentet e tyre religjioze dhe trashëgiminë kulturore brenda Kosovës. Ata poashtu do të shpëtonin Serbinë nga shumica shqiptare në jug të Serbisë.

Ndërkohë që një propozim i tillë tingëllon absurd nga një perspektivë realiste politike, duke qenë se Serbia efektivisht i kontrollon të dyja rajonet, është simptomatike e tri falsiteteve kyqe në ideologjinë nacionaliste serbe. E para, ajo tregon që Kosova është bërë një “shenjues qarkullues” në diskursin nacionalist serb pa kuptim të qartë dhe kufij të qartë. Derisa për kohë të gjatë vendet kyqe religjioze në Deçan dhe Graçanicë përdoreshin për të shenjuar në “Kosovë serbe”, sot kemi një var malesh në Leposaviq dhe Zubin Potok të cilën e duan.

E dyta, për pjesën më të madhe të shekullit 20, liderët serbë e kanë trajtuar Kosovën si një çështje të territorit dhe jo të njerëzve.

Në vitet 90, Serbia e shpërfilli e më pas edhe shtypi e depërtoi shumicën e popullsisë shqiptare në përpjekje për ta zgjidhur me forcë “çështjen e Kosovës”. Sot, Serbia po propozon zgjidhja që krejtësisht e lënë jashtë popullsinë serbe në Kosovë poashtu.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, gatishmëria e Serbisë për të hequr dorë nga territoret e banuara me shqiptarënë Preshevë dhe Bujanovc demonstron mosgatishmërinë e saj për të konsideruar qytetarët shqiptarë etnikë në Serbi si të barabartë dhe që krejtësisht t’i integrojë ata në shoqëri dhe politikë.

E katërta, pavarësisht shumë frikërave të bazuara e të pabazuara, nga perspektiva e Kosovës, propozimi aktual për korrigjim të kufijve mund të paraqes mundësinë më të mirë në një situatë të dhënë për të mbyllur çështjen e shtetësisë.

Megjithëse kanë arritur goxha në zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe më pas u angazhuan edhe në dialogun shtesë në Bruksel që nga 2011-a për të akomoduar nevojat e serbëve lokalë, ka një rritje të sensit në Kosovë që bisedimet e BE-së për ‘normalizimin e marrëdhënieve’ janë boshe dhe nuk garantojnë iintegrimin e komunave veriore brenda Kosovës, e as nuk i japin vendit një pranim ndërkombëtar, apo anëtarësim në OKB.

Prandaj, spektri në Kosovë i mbetur në një harresë ndërkombëtare, dhe me një rajon autonom të ngjashëm me Republika Srpskan në brendi, duket se i ka shtyrë liderët e Kosovës – Thaçin kryesisht – që të konsiderojnë alternativa tjera në proces.

Megjithëse integrimi i Preshevës dhe Bujanovcit në Serbi brenda Kosovës kurrë nuk ka qenë qëllim strategjik i lidershipit të Kosovës, në të ardhmen kjo mund të përdoret për të përhapur kundërshtinë ndaj humbjes së territorit në veri.

Sidoqoftë, propozimi ngre një numër të madh pyetjesh pa përgjigjje rreth mundësisë dhe/ose legalitetit të një marrëveshjeje të tillë, duke qenë se Serbia nuk e njeh Kosovës.

Shumë ithtarë të kësaj zgjidhjeje argumentojnë që kjo marrëveshje nuk do të çonte detyrimisht në shfuqizimin e të drejtave vetëqeverisëse të komunteteve në Kosovë, ose as që do ta bënte Kosovën më pak multietnike se sa që është.

Më e rëndësishmja, duke qenë se kanë nuhatur një ndryshim politik e diplomatik te disa mbështetës kyq të saj, dhe të frustruar nga mungesa e progresit në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, mbështetësit e korrigjimit të kufijve në Kosovë duken të patrazuar nga ndonjë implikim potencial rajonal ose nga qëllimet e Serbisë përtej Kosovës.

Për të bërë një paralele historike, kur më 1989 liderët e republikave në Jugosllavinë Socoaliste nuk dëgjuan për protestat në Kosovë shkaku i revokimit të autonomisë së saj dhe i nënshtrimit të saj politik ndaj Serbisë së Millosheviqit, kësaj here është lidershipi i Kosovës ai që po refuzon të mendojë përtej kalkulimeve dhe interesave të saj.

Si përfundim, situata aktuale ekspozon një numër absurditetesh politike dhe paradoksesh; a) ndërsa propozimi është potencialisht i rrezikshëm, ai vjen si një propozim konsensual nga akterët lokalë dhe jo si një imponim i jashtëm; b) megjithëse ai ekspozon dështimin e kushtit të BE-së për ta njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues, liderët kyq të BE-së e kanë përshëndetur atë si një marrëveshje që shtron rrugën për anëtarësim në BE për të dyja vendet; c) është kundërshtuar shkaku që promovon kufij etnikë, edhe pse e lë përbërjen etnike të Kosovës relativisht të paprekur; d) megjithëse është bërë për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikon t’i lë shumicën prej tyre “jashtë në të ftohtë”.

Rebusi serb, propozimi i presidentëve dhe reagimet ndaj tij ekspozojnë një sens të fortë dyshimi e mosbesimi rreth një zgjidhjeje politike që do të përfshinte kufijtë në rajon që ende e ndjellin spektrin e luftës.

Megjithëse ka qarkulluar si një iniciativë lokale, që i ka shqetësuar ujërat politike ndërkombëtare, lokale e rajonale, fati i propozimit varet nga konsensusi i fuqive të mëdha dhe jo nga dy presidentët apo nga shoqëritë në fjalë.

Kësisoj, është në dorën e akterëve relevantë ndërkombëtarë të vendosin që “t’i shpëtojnë fytyrën” lidershipit serb, apo të shpëtojnë kufijtë ekzistues në rajon dhe të shtyejnë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve, përfshirë edhe njohjen e plotë të Kosovës.

Marrë nga Balkan Insight

Shpërndaje në: