Marrëveshja e Cityt me Akanji nuk është përfunduar ende
Manchester City është afër të nënshkruaj me mbrojtësin zviceran të Borussia Dortmund, Manuel Akanji.
Çmimi i tij fillestar do të jetë 15 milionë funte, shkruan Periskopi.
Megjithatë, i pyetur në lidhje me transferimin pas humbjes së të mërkurës ndaj Nottingham Forest në stadiumin Etihad, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se transferimi ende nuk është bërë.
“Klubi më thotë se marrëveshja ende nuk është bërë”, tha ai.
Kujtojmë se sot është afati i fundit i transferimeve në ligat më të forta në botë dhe kjo mbyllet në ora 00:00.