“Marrëveshja Bazike, më e mira që ka mundur të arrihet – në të janë të gjitha përgjigjet”
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi ka thënë se Marrëveshja Bazike është më e mira që ka mundur të arrihet mes palëve.
Lajçak tha se nëse do të kishte ndonjë marrëveshje më të mirë, do ta kishin bërë, prandaj, sipas tij, është në interesin e secilit që kjo të zbatohet.
“Kemi diskutuar një listë të gjatë të gjërave dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes Bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.
“Kjo marrëveshje, është më e mira që kemi mundur ta arrinim. Nëse do të kishim ndonjë marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë, prandaj është në interesin e secilit sepse në këtë marrëveshje i kemi të gjitha përgjigjet se çfarë dhe si të veprojmë dhe pyetja e vetme është se kur do të zbatohen këto pika të marrëveshjes”, tha Lajçak, njofton Klankosova.
Tutje, ai tha se është shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat e duhur për zbatimin e marrëveshjes, teksa tha se ka një frikë në të dy palët se çfarë të bëjnë.
Lajçaku pas takimit: Bislimi pritet të negociojë edhe me Petkoviçin për dinarin