Marrëveshja afër zyrtarizimit, mësohet data për meçin Joshua – Fury

Marrëveshja afër zyrtarizimit, mësohet data për meçin Joshua – Fury

Meçi mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit.

Përfaqësuesit e Joshuas kanë njoftuar se në emër të boksierit kanë pranuar të gjitha kushtet e paraqitura nga kampi i Furyt për meçin në fjalë.

Meçi është planifikuar që të zhvillohet më 3 dhjetor, teksa nga “258 MGT” dhe “MatchroomBoxing” u tha se janë në pritje të një përgjigje, pasi komunikimi mes palëve u ndërpre shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe promotori i Furty, Frank Warren, i është përgjigjur përmes “Twitter”-it, duke shkruar se kontrata do të jetë gati shumë shpejt.

 

Kujtojmë se të dy boksierët në fjalë ishte e paraparë që të takoheshin në Arabinë Saudite verën e kaluar, por marrëveshja u anulua kur Fury u urdhërua të përballej me Deontay Wilder për herë të tretë. Që atëherë, Fury ka bërë dy mbrojtje të titullit të tij botëror, ndërsa Joshua ka humbur luftimet e njëpasnjëshme kundër Usyk.

Shpërndaje në: