Marrëdhënia treshe e Rita Orës: A është kjo e lidhur me kulturën shqiptare?

Marrëdhënia treshe e Rita Orës: A është kjo e lidhur me kulturën shqiptare?

Ambasadorja e Kosovës dhe këngëtarja e famshme britanike me origjinë kosovare, Rita Ora, duket se ka nisur një lidhje të re romantike por e cila nuk është tradicionale.

Dje u raportua se këngëtarja ishte parë në krahët e regjisorit Taika Waititi por edhe të aktores Tessa Thompson duke nxitur konkludimin se ajo ishte në një lidhje treshe [ménage à trois].

Rita Ora ka provokuar vazhdimisht pjesën konservatore të shoqërisë kosovare edhe me veshjen e saj, por edhe me jetën romantike që del matanë normave morale të pranuara.

Sidoqoftë, lidhja treshe nuk është dhe aq e panjohur për shoqërinë tonë. Ata që kanë lexuar librin e feministes Simone de Beauvoir “L’Invitée” [shq. “Mikesha”] janë të njohur me konceptin, dhe i cili flet për marrëdhënien e saj me shkrimtarin e famshëm Jean-Paul Sartre dhe me Olga Kosakiewiczin.

Në këtë libër tregohet se marrëdhënia e hapur e saj me partnerin tendoset fort kur formohet lidhja treshe.

Sidoqoftë, kjo lidhje treshe është ekspluar fare pak gjatë dekadave të fundit pasi pak çifte të njohura kanë vendosur të dalin publikisht për të treguar përvojën e tyre.

Prandaj, përvoja e Rita Orës do të ndihmonte publikun kosovar të kuptonte më shumë në lidhje me të mirat dhe të këqijat e kësaj forme të lidhjes. /Periskopi

Shpërndaje në: