‘Marre’: Fansat e Dritës janë të bindur se klubi e shiti ndeshjen kundër Prishtinës

‘Marre’: Fansat e Dritës janë të bindur se klubi e shiti ndeshjen kundër Prishtinës

Drita u mposht 2-1 nga Prishtina, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Me të përfunduar ndeshja, në njoftimin e klubit gjilanas në faqën zyrtare të klubit se janë mposhtur nga Prishtina, tifozët e Dritës kanë vërshuar me komente.

Në mbi 100 komente të bëra për pak minuta, Drita është akuzuar nga tifozët e klubit të saj për kurdisje të ndeshjes. Një tifoz madje ka akuzuar direkt kryesinë e skuadrës kampione, duke i quajtur kriminela të futbollit.

Një tjetër, ka akuzuar mesfushorin e Dritës, Bujar Shabanin se ka bërë faulla me qëllim në afërsi të zonës.

Ndërsa, në komentet tjerë thuhet se fituesi I kësaj ndeshjes është ditur para se të zhvillohej.

Në javët e fundit tifozë të shumtë të Superligës janë të pa kënaqur për shkak të kurdisjeve së ndeshjeve dhe aleancave ndërmjet klubeve.

Drita me këtë humbje renditet në pozitën e dytë me 64 pikë, një më shumë se Prishtina në pozitën e tretë me 63 sosh. Në pozitën e parë është Ballkani me 64 pikë.

Shpërndaje në: