Marramendja lidhet me çrregullimet mendore

Marramendja lidhet me çrregullimet mendore

Personat në meso-moshë të cilët kanë marramendje kur ngritën nga pozicioni ulur, mund të rrezikohet nga një sulm në tru apo çrregullime mendore në të ardhmen.

Ndjenja e marramendjes vjen si pasojë e rënies së menjëhershme të tensionit të gjakut.

Studimi i realizuar me 11,709 persona në SHBA, ka treguar se ata që përjetojnë këtë marramendje kanë gjata goxha më të larta për zhvillimin e problemeve në tru.

Megjithatë marramendja shpesh është edhe simptoma e sëmundjeve serioze.

Autori i studimit, Andreea Rawlings ka thënë se rënia e menjëhershme e tensionit, më parë është lidhur me problemet me zemër, megjithatë personat të cilëve ju ndodh shpesh një gjë e tillë duhet të monitorohen edhe për probleme me shëndetin mendor.

Ai ka shtuar se ka nevojë për studime të mëtutjeshme për të kuptuar se si lidhen këto të dyja.

Shpërndaje në: