Marku pas humbjes: Shumë vite pa përjetuar diçka të tillë, do rikthehem më i fortë se kurrë

Marku pas humbjes: Shumë vite pa përjetuar diçka të tillë, do rikthehem më i fortë se kurrë

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena mbrëmë në Londër.

Pas kësaj humbje boksieri shqiptar ka bërë reagimin e parë.

Ai ka thënë se ka shumë vite, që nuk e ka përjetuar një ndjenjë të tillë, siç është humbja, mirëpo se nuk do ta justifikojë por do të kthehet më i fortë se kurrë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurre.

Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren…

Posted by Florian Marku on Monday, April 1, 2024

Shpërndaje në: