Marksi, Niçe e Frojdi. Si ndikuan tek miliona njerëz?

Marksi, Niçe e Frojdi. Si ndikuan tek miliona njerëz?

Bettany HUGHES, BBC Arts

Mendimet e tyre formësuan jetërat e miliona njerëzve dhe edhe në shekullin XX, ruajnë shumëçka nga ndikimi i tyre. Nga pop muzika tek ekonomia globale, nga sjellet tona e deri tek seksi, këta tre burra të bardhë janë prezent akoma në jetët tona permes teorive dhe aformizave të tyre.

“Ajo që s’të vret, të forcon” thoshte Niçe. “Parimi i kënaqësisë, “motivacioni i dëshirës” dhe “fiksimi anal”, janë nocione të Frojdit. “Opiumi i masave” i Marksit në anën tjetër
ofron tabanin e një kritike e mallkimi të fesë që nga renditjet e luleve në Kishë, deri tek sulmet e ISIS-it.

Por  meqë dijmë për ta, respektivisht përurojmë prirjet/detajizmin e fortë të këtyre filozofëve, duhet ta kuptojmë edhe zanafillën e veprave të tyre.  Mu për këtë, përkatësisht për serinë  katërpjesëshe të dokumentarit të BBC-së, Genius of the Modern World po vaj që prej Republikës Çeke të acarit, qendrave rehabilituese të Zvicrës, e tek pijetoret e gjelbërta të Montmarte-së, duke hulumtuar pasplanet e rrëfimit.
Ja disa gjëra të paditura mbi këta tre rrëmihës të dijeve standarde


1. Marksi e pëlqente shumë Shekspirin

Marksi lindi në qytetëzen elegante të Trier-it, në një mjedis borgjez, dhe shkas i njohjes së tij me Shekspirin do të bëhej martesa e tij me një vajzë baroni.
Si mjeshtër fjale Marksin e gjejmë shumë prozaik dhe teatral.
Familja e Marksit posedonte në pronësi vreshta dhe një i afërm i tij, Fillipsi, kishte ndërtuar një perandori prej teknikës së bardhë.
Sikurse Niçe e Frojdi edhe Marksi pati një rini të vështirë. Për ta ushtruar profesionin e avokatit, babait të tij i’u desh të konvertohej nga krishtërimi në hebraizëm. Marksi u bë dëshmitar i kësaj sa ishte nxënës.
Frojdi erdhi në jetë në qytetëzen e vogël Moravia, në një familje komplekse hebreje që çonte jetë në një pansion të varfër. Kurse Niçe do të shihte me sytë e vet grahmën e fundit të babait të tij – një pastor luteran – teksa po shkonte drejt vdekjes dergjur në shtrat, nga sëmundja e trurit.

2. Pesha e epokës klasike

Dy veprat e para të mëdha akademike të Marksit qenë mbi filozofët grekë Demokritin dhe Epikurin. Niçe ishte ligjëruesi më i ri i Filologjisë në Basel teksa pasonte zotin grek Dionis. Kurse Frojdi e konciponte psikanlizën si një arkeolog dhe zbulues; analizonte brazdat e mendjes, nxirrte në pah prurje të reja.
Marksi dhe Engelsi i mëshuan një teorie teleologjike të njerëzimit. Klasa si narrativ, përbente problematikë qendrore që nga bota antike deri në ditët e sotme. Do të ishin pikërisht dyshja (Marks dhe Engels), që termin latin “proletarius” (në Perandorinë Romake kështu quhej pjesëtari i shtresës më të ulët shoqërore) do e popullarizonin nën siglën e sotme “proletariat”.

3. Seks, drogë, abuzim me alkoolin

Që të tre ishin paksa të skajshëm edhe në kuptimin mendësor edhe në atë trupor. Frojdi përdorte kokainë, Marksi ishte pjesë e grupit ogurkeqe së “Djemve të këqinj” (the Trier Taverb Club), kurse Niçe ishte në një lidhje dashurie me Lou Salome. Lou Salome përndryshe është psikanalistja e parë e specializuar mbi kënaqësinë anale.
Në një fotografi Lou shihet teksa kamxhikon si kuaj Niçen dhe shokun e tij Paul Ree!
Shikova për shtatë pale qejfe edhe raportet shkollore të Niçes. Tashmë dihet se si e larguan nga shkolla për shkak të alkoolizmit dhe s’ka dyshime se ishte një dështak në matematikë.

4. Filozofi vetanake

Teksa lexojmë letërkëmbimet e para mes Frojdit dhe të dashurës së tij të parë Marta, (që më vonë u bë edhe guraja e tij, vërejtja FS), njoftohemi me Frojdin para-psikanalist. Del se Frojdi i kushtonte një kujdes prej klinikalisti të dashurës (Marta i dërgon një tubë flokësh, kurse Frojdi e pyet në ishte furça e flokëve ajo që “i shnduku” këto flokë) duke e yshtur të flasë për ndjenjat.
Niçe kishte një aftësi të frikshme anticipuese/parashikuese. Nga shtytëset kryesore në përhapjen e filozofisë së tij ishin poashtu edhe aforizmat e tij mjaft burimore. Kjo filozofi therrëse ishte mjaft tërheqëse për Perandorinë e Rajhut të Tretë.
Aty rreth të njëzetave Marksi u prek nga një sëmundje zvetënuese lëkure. Doktorët (që njohin veprën e tij), polemizojnë rreth mundësisë që ky situim t’ia ketë ushqyer ndjesinë e tëhuajsimit/tjetërsimit.

5. Përse i marrim në konsideratë sot?

Analiza ekonomike e Marksit mund të jetë e mangët, por maksima e tij e tëhuajsimit si “origjinë e llojit tonë”, është një piketim i rëndësishëm problemi; rrezikun e mbetjes një ingranazh i makinës kapitaliste nën një kupë qielli pa Zot, duke u lutur për një fe rehatie në formën e një kulture shëndeti e sigurie, e pati profetizuar që më parë Niçe. Niçe pyetësoi poashtu edhe pasojat në shkallë fatkeqësishë që vijnë nga pritjet pas vdekjes, dhe na kujtoi lirinë e mundësisë së ndërtimit të vlerave tona, pa përqëllimuar shenjtësitë, por edhe mallkimet që mund t’i hamë, përgjatë një rrugëtimi të tillë.
Mendimet e Frojdit në anën tjetër, permes zbutjes së statusit të anormales përballë normales, trimëuan tolerance më të madhe, kurse ato mbi njohjen dhe ndekjen e dëshirave tona,  krijuan nënshtratin e kulturës së reklamave në SHBA.

6. Marksi u “tradhtua” nga regjimet komuniste, Niçe nga nazistët

Miliona njerëz u vranë në emër të marksizmit, “dënimi” i Marksit erdhi nga vetë regjimet marksiste, dhe kjo është një ironi e frikshme. Përkundër që thoshte se komunizmi është zgjedhja e enigmës së historisë,  Marksi ishte i mendimit se asnjeherë s’duhet të rreshtim së shqyrtuari bindjet tona ortodokse.
Pjesët mbi “vullnetin për fuqi” në fletoret e Niçes pavarësisht në u pasuan nga rudimentarizma tjerë, u keqkuptuan dhe u keqpërdoren si themel i sa vërtetës nga dogma nazizte.

Të tre filozofët na sinjalizojnë për mundësinë e keqpërdorimit të mendimeve si fasadë ideologjish; mendimet e mëdha, sjellin përgjegjësi të mëdha, apo siç thoshte Platoni, e shkurara është “përgjithësisht jetime”, dhe qëllimisht mund të keqpërdoret.

Fjala “man” (burrë) në fakt vjen nga neologjizma proto-indo-europiane “manu”  – fuqi të menduari.
Treshja e burrave për kohën e tyre e ligjëruan këtë shkollë fuqie, por e ardhmja e botës nuk është më në duart e tyre, por në duart tona. Na pret misioni dhe detyra shoqërore e përdorimit të fuqisë së arsyes dhe e normimit të jetës në mynyrën më të mirë të mundshme.

Përtkheu Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: