Marko Gjuriq thirrje të mos votohet Kurti – Haradinaj: Ai tha “mos na e hiqni Albinin”
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një intervistë për Periskopin ka komentuar deklaratën e Gjuriqit, i cili ky i fundit pati kërkuar nga shqiptarët mos të votojnë më Kurtin.
E një deklaratë e tillë për Haradinajn, është e kundërta.
Ai tha se Gjuriqi përmes kësaj deklarate kërkoi që Kurti të qëndroj ende në pozitë, pasi sipas tij i duhet Serbisë.
“Mendoj që iu tha popullit të Kosovës mos na e hiqni Albinin, se po na vyn hala. Sot, nëse dëshiron me ia bë njuë nder një lideri në Kosovë duhet me u ataku prej Serbisë dhe e kundërta. Në rast se kryeministri jonë e lut popullin serb mos me votu Vuciqin është ka ia bën një favor Vuciqit”, deklaroi Haradinaj për Periskopin.
Pjesë e intervistës me Daut Haradinajn: