Mark Zuckerberg shpiku një orë për nënat e reja
Zucklight, është orë alarmi, të cilën e shpiku Mark Zuckerberg për nënat e reja.
Fillimisht kjo shpikje u bë kur gruaja e Markut nuk po mund të flinte pasi ishte bërë nënë. Zuckerberg dëshironte të bënte diçka për gruan e tij, Priscilla, kështu që ai ndërtoi modelin e parë të Zucklight. Në këtë mënyrë Priscilla të bëjë gjumë më të mirë.
Ora lëshon një dritë shumë të zbehtë dhe komode, mjaftueshëm të dukshme që nëse nëna e sheh ajo do ta dijë se është kohë e mirë për t’u zgjuar, shkruan Indeksonline.
Dhe meqenëse nuk tregon kohën, nëse nëna zgjohet në mes të natës, dhe ora nuk ka dritë, ajo di të kthehet përsëri në gjumë, pa pasur nevojë të shqetësohet se sa është ora.
Me aplikacionin në telefonin tuaj ju mund ta menaxhoni orarin e kohës, ngjyrën dhe nivelin e shkëlqimit të Zucklight.
Kjo është një dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit e të qenurit nënë.
Çmimi i Zucklight fillon nga 60 deri në 450 dollarë.