Mark Zuckerberg: Ne mbledhim edhe të dhënat e atyre që nuk janë në Facebook

Facebook mbledh të dhëna nga ata që nuk e përdorin rrjetin social.
Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një fakt që me siguri mund të shqetësojë ata që nuk e përdorin fare këtë rrjet social. Sipas tij, Facebook mbledh të dhëna nga ata që nuk e përdorin rrjetin social ose nuk kanë llogari të përdoruesit të regjistruar.
“Në përgjithësi ne mbledhim informacion për njerëzit që nuk janë të regjistruar në Facebook, për arsye sigurie”, u përgjigj Zuckerberg në pyetjen e gazetarit para takimit me Komitetin për Energji dhe Tregti.