Marina Vjollca shkëlqen në fustanin vezullues
Ajo vazhdon të cilësohet si njëra nga moderatoret më të mira e më të suksesshme në trojet shqiptare.
Fjala është për Marina Vjollcën, e cila njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.
Meqë jemi në fund të 2020, biondja duket se e ka përmbyllur vitin me një sërë imazhesh atraktive.
30 vjeçarja vjen në formë të mrekullueshme në një fustan vezullues krem, i cili është i prerë anash.
Bukuroshja shqiptare ka vënë në fokus linjat trupore, megjithëse me pamjen e ka kompletuar me një grim të tillë sikurse veshja.
Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram.