Marihuana shkakton dëme afatgjate në tru
Adoleshentët të cilët përdorin kanabis janë duke shkaktuar dëme afatgjate në tru, ka treguar një studim i ri.
Hulumtuesit kanë analizuar rreth 4,000 adoleshentë për katër vjet rresht dhe kanë gjetur prova se përdorimi i marihuanës lidhet me pengesa në arsyetim, memorie dhe kuptim më vonë në jetë.
Studimet paraprake kanë treguar se keqpërdorimi i kanabisit lidhet me dëmtime në mësim, përqendrim dhe vendimmarrje, si dhe performancë të ulët akademike.
Ndërsa ekipi studiues nga Universiteti Montreal në Kanada ka thënë se publikimi i fundit tregon për herë të parë se dëmtimet në zhvillimin kognitiv mund të jenë afatgjate.