Mariah Carey tregon për intervistën ‘jashtëzakonisht të pakëndshme’ me Ellen

Mariah Carey tregon për intervistën ‘jashtëzakonisht të pakëndshme’ me Ellen

Ka me dhjetëra arsye pse një grua do të preferonte të mos e diskutonte shtatzëninë, veçanërisht para miliona të panjohurve në televizion. Megjithatë, në vitin 2008, Mariah Carey, shtatzënë, por askush nuk e dinte, ishte e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” dhe në një farë mënyrë u detyrua që të fliste për shtatzëninë. Për New York Magazine, Carey e kujton momentin si “jashtëzakonisht të pakëndshëm”.

Në intervistë, Ellen adresoi zërat e shtatzënisë asokohe dhe i tha Mariah-s që të pinte shampanjë për të provuar nëse ishte ose jo shtatzënë. “Nuk mund ta besoj që ma bëre këtë, Ellen,” tha Carey. “Le të ngrejmë një dolli që nuk je shtatzënë,” u përgjigj DeGeneres. Përfundimisht, Carey tha se ishte “shumë herët” për të pirë. “Je shtatzënë,” reagoi DeGeneres, ndonëse Mariah e mohoi.

Mariah Carey tregon për intervistën ‘jashtëzakonisht

Intervista ishte e sikletshme për vetë faktin që Mariah kishte përjetuar abort më parë, prandaj edhe hezitonte të fliste publikisht për një shtatzëni të re. Pas intervistës me Ellen, ajo abortoi sërish. 12 vjet më vonë, Carey tha për New York Magazine se intervista ishte “jashtëzakonisht e pakëndshme”.

“Nuk isha e gatshme t’i tregoja askujt se kisha patur një abort spontan,” tha ajo dhe më pas iu referua çështjes së punonjësve të Ellen. “Nuk është se dua ta shtyj dikë që tashmë është në buzë të greminës, por me të vërtetë nuk e shijova atë moment.”

Shpërndaje në: